Besa triumfon kundër Vushtrrisë

17 shkurt 2021 | 15:59

Ashtu siç pritej, Besa Famgas ka shënuar fitore të thellë ndaj Vushtrrisë. Besa ishte vendase, por ndeshja me marrëveshje të dy klubeve u luajt në Vushtrri. Skuadra pejane fitoi me rezultat 48:13.

Yll Muqolli ka realizuar 13 gola për Besa Famgas, kurse J. Muqolli shtoi 8. Te Vushtrria u dallua M. Jashari me 7 gola. Për Besa Famgas ishte fitorja e 17-të nga po aq ndeshje të luajtura këtë edicion.

Me ndeshjen Besa-Vushtrria është hapur java e 17-të e kampionatit të Kosovës në hendboll. Ndeshjet tjera luhen të mërkurën e të enjten.

Besa Famgas – Vushtrria 48:13 (23:4)

Besa Famgas: J. Muqolli 8, Alonso 1, Gjuka 1, Prce 1, Tahirukaj 4, Visoka 2, Luzha, Mallios, Mushkolaj 6, Y. Muqolli 13, Jupa 6, Mehmeti
Vushtrria: Pllana, Vllahia, Karaqa 1, F. Jashari 1, Emini, M. Jashari 7, Mejzini, Miftari, Beqiri 1, Fazliu 1, Hyseni 2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar të…