KOK-u mbulon shpenzimet e ekipit olimpik të karatesë në Dubai

17 shkurt 2021 | 16:10

Komiteti Olimpik i Kosovës vazhdon t’i mbështesë sportistët elitarë në rrugën drejt fitimit të normës olimpike “Tokio 2020”.

Këtë herë KOK-u mbulon shpenzimet e përgatitjeve për tre karateistët elitarë: Herolind Nishevci, Elhami Shabani dhe Fortesa Orana, të cilët po marrin pjesë në kampin përgatitor ndërkombëtar që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Të tre karateistët do të përgatiten prej 11-26 shkurt 2021.

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Po përgatitemi dy herë në ditë, ndërsa kushtet janë shumë të mira. Ka shumë garues. Në mesin e tyre ka edhe medalistë të Evropës dhe botës, si dhe pretendentë për Lojërat Olimpike”, ka thënë Nishevci.

Nishevci, Shabani dhe Orana janë edhe bursistë olimpikë të KOK-ut për “Tokio 2020”. Të tre prej vitit 2017 janë duke ndjekur normën olimpike. Në muajt në vijim i presin garat ndërkombëtare të vlefshme për normë. Në mars, prill dhe maj i presin Premierë Ligat, të cilat mbahen në Stamboll të Turqisë, Rabat të Marokosë dhe Lisbon të Portugalisë, kurse turneu kualifikues olimpik Tokio 2020 pritet të mbahet në muajin qershor në Paris të Francës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Facebook është gjobitur me 7 milion euro nga një kompani…