Albin Kurti viziton “Shkollën e Herticëve”: Rezistenca e viteve 90-ta kishte arsimin në ballë

17 shkurt 2021 | 19:06

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentës Vjosa Osmani, e kanë vizituar së bashku në Prishtinë vendin e quajtur “Shkolla e Herticëve”, shtëpi kjo ku është mbajtur mësimi në vitet e 90-ta.

Kjo shtëpi kishte shërbyer si shkollë pas largimin të nxënësve shqiptar nga shkollat.

Me këtë rast Kurti tha se vitet e 90-ta kishin në ballë të rezistencës arsimin.

“Në rrugën “Shkolla e Herticëve” në Prishtinë ndodhet shtëpia e djegur në mars të vitit 1999, e kthyer në muze, por që nuk mirëmbahet siç e meriton. Rezistenca e viteve të ’90-ta e kishte arsimin në ballë. Asokohe mësohej me shumë ankth të përditshëm nga ndërhyrjet e policisë serbe. Na priti Baca Mehmet Aliu dhe ish-drejtori Avdyl Gashi, të cilët evokuan kujtimet nga ajo kohë e vullnetarizimit dhe qëndresës. Me Presidenten Vjosa Osmani dhe kandidatë për deputetë të listës sonë të përbashkët ua uruam Ditën e Pavarësisë”.

Ai u zotua se Qeveria do të angazhohet për një arsim më të mirë.

”Qeveria jonë do të angazhohet për arsim të mirë, për ta bërë shkollën e këndshme porsi shtëpinë, teksa nuk harrojmë se prej nga vijmë, ato shtëpitë e kthyera në shkolla gjatë kohës së okupimit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qenke rritur moj lulegjaku Edhe shtat ke hedhur mirè Në…