Këta janë dhjetë më të votuarit e LDK-së në Gjilan, Bislimi i pari, Hoti i gjashti në listë

17 shkurt 2021 | 20:29

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, në zgjedhjet e 14 shkurtit mori jo më shumë se 7, 243 vota, duke u ranguar si partia e dytë me 16.03% të votave.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm në këtë komunë me 63.24% të votave.

Listës së dhjetë më të votuarve të kësaj partie në Gjilan i prinë Faton Bisilimi me 3,995 vota, derisa Valentina Bunjaku-Rexhepi radhitet e dyta me 3,561 vota.

Sipas portalit Mediafokus.info, Ramiz Ramadani ka marrë 3,292 vota, Lirije Kajtazi 3,156, derisa pesëshen e më të votuarve e përmbyll Imet Rrahmani me 3,154 vota.

Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Avdullah Hoti, nuk mori më shumë se 2,771 vota, Lumir Abdixhiku 1,389 vota, ndërkaq Kujtim Shala është votuar nga 1,110 gjilanas.

Dhjetëshen e më të votuarve e mbyllin Ajet Avdyli, i cili ka marrë 533 vota dhe Armend Zemaj me 495 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora, e cila vetëm pak ditë më parë na…