Policia jep detaje për rastin e mbrëmshëm në rrugën “B” ku pati gjuajtje me armë

18 shkurt 2021 | 11:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00 ka pranuar informatën për një gjuajtje me armë në rrugën “B” në Prishtinë.

Rastit i janë përgjigjur njësiti policor që gjendej në një pikë kontrolli në afërsi të vendit të ngjarjes.

“Pas intervenimit policor edhe përkundër dhënies së urdhrave verbal, njëri nga personat e dyshuar nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe në vazhdimësi ka shtënë me armë zjarri në drejtime të ndryshme dhe ka plagosur edhe një kalimtar rasti. Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për qytetarët dhe për vet zyrtarët policor, polica domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme të të dyshuarit si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll, me ç rast është plagosur personin e dyshuar. Personit të dyshuar po ashtu i është sekuestruar arma e përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas këtij njoftimi, personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

“Personit të dyshuar, R. R, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i është shqiptuar masa e ndalimit ndërkohë që nga hetuesit po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore rreth këtij rasti. Strukturat Policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës në kuadër të veprimtarisë për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ujëvara shumë e njohur dhe e veçantë në mbarë botën,…