Qeveria ndan 40 mijë euro për organizimin e Epopesë së UÇK-së

18 shkurt 2021 | 11:28

Në mbledhjen e Qeverisë e cila është mbajtur sot nën drejtimin e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri në detyrë Driton Selmanaj ka paraqitur planin për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me datë 5, 6 dhe 7 mars.

“5, 6 dhe 7 mars 2021 kërkohet të formohet këshilli për organizimin e Epopesë së UÇK’së e që organizohet nga kryeministri Avdullah Hoti. Këshilli do të jetë me këtë përbërje: Anton Quni, ministër i Mbrojtjes, Bekim Jashari kryetar i Skenderajt, dhe anëtarë Vlora Dumoshi ministre e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Meliza Haradinaj Stublla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme”, ka thënë ai.

Për punën që do të bëjë ky Këshill, Selmanaj njoftoi se janë ndarë 40 mijë euro.

“Për punën e Këshillit organizativ do të ndahen 40 mijë euro”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se deri tani…