Rexhepi: Vuçiqi dhe Lista Serbe përcaktuan dy nga tre deputetët boshnjakë

18 shkurt 2021 | 12:11

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilia Rexhepi, ka treguar se si presidenti serb Aleksander Vuçiq ka synuar që të marrë tri karriget e rezervuara për komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës.

Në një intervistë për portalin e Bosnjës, “Politicki.ba”, ajo ka thënë se dy nga tre deputetët boshnjakë janë përcaktuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që sipas saj kontrollon edhe Listën Serbe në Kosovë, e cila ka fituar të 10 mandatet e rezervuara për serbët.

“Plani i tyre ishte që t’i fitonin të tre mandatet e boshnjakëve dhe kjo u pa me votat që erdhën nga të gjitha komunat me shumicë serbe”, ka thënë Rexhepi, duke iu referuar votave për UZ-në dhe Vakatin. “Ne nuk e shesim identitetin tonë nacional”, ka deklaruar ajo.

Më herët, edhe Duda Balje, që sipas rezultateve preliminare nuk do të jetë deputete në këtë legjislaturë, ka akuzuar Listën Serbe dhe Vuçiqin për këtë shtrembërim të vullnetit të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi…