Ambasadori italian takon Kurtin, kërkon formimin e shpejtë të Qeverisë

18 shkurt 2021 | 12:20

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka takuar sot liderin e LV-së, Albin Kurti, të cilin e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, diplomati italian ka treguar se ka inkurajua Kurtin për formimin e shpejtë të Qeverisë së re.

“Në një takim miqësor urova Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e zgjedhjeve. Ne diskutuam hapat e ardhshëm, ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Oralndo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilia Rexhepi, ka treguar…