Lajçaku: Dialogu të vazhdojë menjëherë pas formimit të qeverisë së re

18 shkurt 2021 | 12:36

Emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka ripërsëritur kërkesën e tij për nisjen e dialogut Kosovë-Serbi, menjëherë pas formimit të qeverisë të re.

Ai ka thënë se gjatë procesit të mëhershëm, është arritur pajtueshmëri me palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme për të dy palët, e për zgjidhjen e të gjitha çështjeve.

“Arritëm që të pajtohemi me të dy palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme e cila do t’u japë zgjidhje të gjitha çështjeve. Kemi arritur pajtueshmëri për marrëveshjet e para në këtë proces, kështu që as situata me COVID-19 nuk ishte pengesë për dialog”, ka thënë Lajçaku për “TVCG”.

Ai ka thënë se procesi ndonëse ishte ndërprerë, është arritur që i njëjti të kthehet në binarë.

Në këtë kontekst, Lajçaku ka thënë se pret që dialogu të vazhdojë pas formimi të qeverisë së re ne Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka takuar sot…