Ariana Grande pranon që vuan nga ankthi

18 shkurt 2021 | 12:42

Fakti që është e famshme dhe e pasur, nuk e bën Ariana Granden më pak të prekur nga problemet me shëndetin mendor.

Edhe këngëtarja 27-vjeçare si shumë njerëz në botë ka vuajtur gjatë nga problemet me ankthin dhe depresionin.

“Ankthi është kur nuk mbushesh dot me frymë plotësisht. Është ndjenja më e keqe në botë. Kam kaluar shumë atake paniku”, ka treguar Ariana e ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel.

Këngëtarja ka treguar se vuan edhe nga stresi post-traumatik, pas ngjarjes në koncertin e saj në Manchester, ku 22 të rinj humbën jetën pas një sulmi terrorist.

“Shëndeti mendor është i rëndësishëm”, është shprehur Ariana teksa ka treguar se terapia i ka shpëtuar jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka ripërsëritur…