![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/Nitaj-Ngrohtorja-Gjakove-scaled.jpg)
Nitaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Infrakos-in dhe Ngrohtoren e Gjakovës
18 shkurt 2021
| 13:31
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike, me Infrakos-in dhe me Ngrohtoren e qytetit në Gjakovë.
Drejtorët e këtyre ndërmarrjeve, Xhevat Ramosaj dhe Albana Skivjani, e kanë njoftuar Ministrin Nitaj për afarizmin e ndërmarrjeve të tyre dhe kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mbështetjen e dhënë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit!.
Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për Infrakos-in dhe Ngrohtoren e Qytetit “Gjakovë”, ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në kategorinë ekonomike “Subvencion dhe Transfere”.