Ademi priti rekordmenin Agim Agushi

18 shkurt 2021 | 17:27

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, priti të enjten në takim zhonglerin e njohur, njëherësh rekordmenin e Guinness, Agim Agushi, e ku i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Agushi shprehu mirënjohje për punën e mirë që po bëhet në FFK në krye me Ademin dhe theksoi se ndihet krenar me Përfaqësuesen e Kosovës, sukseset e së cilës i quajti histori.

Krenarinë për rekordet e sportistit të Kosovës shprehu edhe kryetari Ademi, duke thënë se sportistët si ai janë motive për gjeneratat e reja. Ai, po ashtu, e inkurajoi Agushin për ta vazhduar aktivitetin e tij derisa i ofroi edhe përkrahje.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza…