Cassano: Ronaldo është pak egoist

19 shkurt 2021 | 14:02

Antonio Cassano e ka quajtur Cristiano Ronaldon ‘egoist’ dhe beson se ylli i Juventusit po lufton të përshtatet me stilin e lojës së Andrea Pirlos.

Ronaldo ka qenë lojtari më produktiv i gjigantëve të Torinos këtë sezon, duke shënuar 23 herë në 27 paraqitje deri më tani.

“Unë gjithmonë kam thënë, edhe pse ai është një fenomen dhe ka shënuar një miliard gola, me idenë e Andrea Pirlos për futbollin ai mund të hasë në vështirësi. Ai shënon një gol për ndeshje, është e vërtetë, por ai lufton me idenë e Andreas. Ai ka qenë gjithmonë pak egoist”, ka thënë Cassano.

“Ai është lloji i lojtarit që jeton për të shënuar, jo për lojë, për ndeshjen e shkëlqyeshme. Ai jeton për të shënuar dhe në këtë moment situata po përkeqësohet. Vitet kalojnë për të gjithë dhe ai ka vështirësi. Paradoksi është që Juventus ka blerë një lojtar i cili ka fituar pesë liga të kampionëve, por ka kaq shumë vështirësi në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Cassano.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Klinë ka marrë vendim për ish-kryetarin e…