Saraçini vlerëson lartë kontributin e Taip Ramadanit

19 shkurt 2021 | 14:17

Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini e ka falënderuar trajnerin Taip Ramadani për punën dhe kontributin e madh që ka dhënë për hendbollin e Kosovës.

Njëshi i FHK-së e ka quajtur Ramadanin si njërin nga selektorët më të suksesshëm të Kosovës.

“Në emër të Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës e falënderoj selektorin e deritashëm, Taip Ramadani, për kontributin shumëvjeçar dhe për sukseset të cilat i ka arritur së bashku me ekipin e tij. Mund të konstatohet se Taip Ramadani ka qenë një nga selektorët më profesionist dhe më të suksesshëm të hendbollit kosovar. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të kemi mundësi për një takim lamtumirës me Taipin”, ka thënë Ramadani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I pari dhe më i votuari në zgjedhjet e 14…