Osmani dekoron me medalje presidenciale Njësitin e Kërkim Shpëtimit të FSK-së

19 shkurt 2021 | 14:19

Ushtruesja e detyrës se presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë dekoratën Medalje Presidenciale Ushtarake Njësitit të Kërkim Shpëtimit të FSK-së.

“Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u.d. presidentja Vjosa Osmani e dekoroi Njësitin e Kërkim Shpëtimit të FSK-së për kontribut në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovë dhe qytetarëve të saj. U.d. presidentja Osmani theksoi që kontributi i Njësitit të Kërkim Shpëtimit ndër vite ka qenë i jashtëzakonshëm. Puna e këtij njësiti meriton çdo lëvdatë dhe me profesionalizmin e këtij njësiti krenohen të gjithë qytetarët e Republikës sonë”, ka njoftuar Presidenca.

Sipas këtij njoftimi, Osmani ka thënë se ky njësit i FSK-së ka dëshmuar se është i gatshëm t’i dalë në ndihmë çdo qytetari.

“Në ditët tona më të vështira, ashtu si brenda kufijve por edhe përtej, Njësiti i Kërkim Shpëtimit të FSK-së ka dëshmuar që janë gjithmonë të gatshëm për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë, por jo vetëm”, citohet të këtë thënë Osmani.

Më tutje, Osmani e ka uruar Njësitin e Kërkim Shpëtimit të FSK-së për këtë arritje, duke shtuar se ky njësit do të jetë gjithmonë në nivel të detyrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini e…