MSh-ja njofton për kategorizimin e komunave, në zonën e kuqe janë vetëm katër qytete

19 shkurt 2021 | 16:25

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), përkatësisht numrin e rasteve të reja të Covid-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga e premtja e deri më 26 shkurt, në zonën e kuqe janë 4 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani.

Në zonën e verdhë janë  7 komuna: Lipjani, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Mitrovica e Jugut.

Në zonën e gjelbër janë 27 komuna: Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Prizren, Vushtrria, Gjilani, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë: Mitrovica e Jugut nga e gjelbërta në të verdhë, Gjilani nga e verdha në të  gjelbertën, Vushtrria nga e verdha në të  gjelbertën, Prizreni nga e verdha në të  gjelbërtën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë njerëz preferojnë që të eksperimentojnë me pamjen e tyre.…