AAK-ja vlerëson lart procesin zgjedhor

19 shkurt 2021 | 17:10

Kryesia dhe kryetarët e degëve të AAK-së në takimin e mbajtur të premten, të cilin e ka drejtuar lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, kanë vlerësuar lart procesin zgjedhor të 14 shkurtit,  duke e cilësuar atë si njërën ndër të arriturat më të mëdha të demokracisë në vend.

Në këtë mbledhje është thënë se këto zgjedhje i kanë dhënë një avantazh Kosovës në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

“Në këtë takim të strukturave më të larta të AAK-së, u konstatua se Kosova tashmë duhet të shkojë tutje në kapërcimin e sfidave të saj që janë: liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.  Për t’ju hapur rrugë këtyre objektivave, Kosova e ka të domosdoshme krijimin e institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke përfshirë këtu krijimin sa më parë të Parlamentit, votimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit”, ka njoftuar AAK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër incident i shëmtuar u regjistrua në ndeshjen e…