Duda Balje: Iniciativa e Hoxhiqit është krijuar me planet e Listës Serbe

19 shkurt 2021 | 21:05

Kryetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe.

Balje tha se iniciativa e Hoxhiqt është krijuar nga një plan i Listës Serbe.

“Unë jam shumë e kënaqur me votat, sepse i kam marr me boshnjakët. Jemi tu i prit votat e diasporës. Jemi duke i pritur rezultatet. Nuk e di a jam jashtë Kuvendit. Në këto zgjedhje ka ndodhur diçka e re për neve boshnjakët. Është iniciativa e Adriana Hoxhiq që është formuar me planet e Listës Serbe. Ata kanë fituar shumicën e votave. Ne nuk kemi pasur mundësi me e luftu atë”, ka thënë Balje në emisionin në T7.

Më tutje, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës tha se Hoxhiq ka marr vota edhe nga qytetet ku nuk jeton asnjë boshnjak por vetëm serbët.

“Nëse është e vërtetë që Adriana Hoxhiq ka marr shumë vota tash me postë nga Serbia ka shans që Adriana të kalojë nga 3 vende dhe ne të jemi jashtë Kuvendit. Ka marr vota prej komunave serbe dhe ku nuk jeton asnjë boshnjak. Kjo ka qenë pjesë e një plani nga Lista Serbe. Ne nuk kemi as fuqi për me luftu kundër Serbisë. Jemi të gatshëm që të bëjmë ankesa edhe në PZAP edhe në institucione tjera. Shteti duhet të na ndihmojë”, ka thënë më tutje ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behgjet Pacolli do të jetë sërish deputet i Kuvendit të…