Valon Syla kapet me mediumin lokal në Rahovec që po e përkrah Visar Korenicën e LVV-së

19 shkurt 2021 | 21:34

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla ka reaguar ashpër ndaj një mediumi lokal të Rahovecit, ku ky medium ka lëshuar edhe lajme të rrejshme për të.

Mediumi i cili anon nga Vetëvendosje dhe përkrahë kandidatin për deputetë nga kjo parti, Visa Korenica, ka botuar një lajm të rrejshëm që e ka irrituar edhe Sylën.

“Qe mediat lokale të regjimit VV. Këta janë me Korenicën… edhe këta tjerët. Rahoveci e din që Valon Syla ka respekt mas shumti se është komuna ma puntore në RKS”, ka shkruar Syla në Facebook.

Në një lajm ku mediumi në fjalë pretendon se Syla i ka quajtur “jashtëqitje”, votuesit e Vetëvendosjes në Rahovec, gazetari ka reaguar përmes komentit, duke thënë “E din Rahoveci kush jam une”.

“Pse po rreni? Pse ky Rahoveci Press gjithmonë rren. E din edhe Rahoveci kush jam une. Mos u boni llaskuca. Se jeni ligë krejtë. Herë në zgjedhje komunale, herë në qëndrore. As deputet skeni. Çka po rreni kot. Klloshar”, thuhet në komentin e Sylës.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë me targa gjermane është vjedhur sot në Komoran.…