Agim Bahtiri thotë se Albin Kurti e ka ftuar të bëhet pjesë e qeverisë

21 shkurt 2021 | 12:18

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një takim që e ka pasur në Qendrën e Kulturës në këtë komunë, ka thënë se është ftuar të marr pjesë në qeverinë Kurti.

Por, sipas Bahtiri, ai ka refuzuar pasi dëshiron të qëndroj në qytetin e Mitrovicës.

“Më kanë ftuar të jem pjesë e Qeverisë, por do të qëndroj në Mitrovicë”, ka thënë ai, raporton mediumi lokal “Jepi zë”.

Ndryshe Bahtiri tashmë ka shpallur kandidaturën për kryetar të Mitrovicës, për mandatin e tretë me radhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës në komunën e Podujevës ka arritur…