Donjet Bislimi falënderon rininë: Ju jeni reformatorët!

21 shkurt 2021 | 14:11

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, dr. Donjet Bislimi, ka falënderuar qytetarët, votuesit, e në veçanti rininë, e cila ishte përkrahëse e madhe e procesit zgjedhor, duke e quajtur edhe forcë të reformës.

“Kosova dhe Rinia janë misionet tona jetësore, ne besojmë se duke qenë të bashkuar, të lidhur për ideali dhe për dashurie për atdhe e komb do arrijmë të realizojmë vizionet tona për të ardhmen tonë”, ka shkruar Donjet Bislimi në rrjetin social “Facebook*.

Postimi i plotë i tij:

Miq, Me besimin e Rinisë Demokratike të Kosovës dhe me misionin kryesor, shërbimin ndaj kauzës së liderëve tanë unë kërkova votën tuaj, më lejoni që nga zemra të ju falënderoj për besimin dhe përkrahjen tuaj, BASHKË edhe këtë herë partisë i kemi sjellë përmbi 7 mijë vota. Këto zgjedhje nuk ishin të rëndomta, andaj edhe qëllimi ynë nuk ishte i rëndomtë, qëllimi ynë ishte më i lartë dhe sublim sesa veç një ulëse, ishte shërbim ndaj liderëve tanë të cilët edhe sot po sakrifikojnë për ne! Kosova dhe Rinia janë misionet tona jetësore, ne besojmë se duke qenë të bashkuar, të lidhur për ideali dhe për dashurie për atdhe e komb do arrijmë të realizojmë vizionet tona për të ardhmen tonë.

Dashuria për shtetin dhe shërbimi ndaj tij nuk përkufizohet vetëm me një post politik, por përditshmëria jonë dhe çdo punë qe e kryejmë me nder dhe krenari për atdheun na bënë të ndihemi mirë, çdo gurë që e vendosim sot, nesër do shndërrohet në rrugën e trasuar për gjeneratat pas nesh.

Unë do jem GJITHMONË në shërbim të atdheut dhe popullit, pavarësisht nga ku dhe si, Kosova është misioni im dhe ideali është ushqimi i shpirtit tim! Një mesazh për bashkëpunëtorët e mrekullueshëm me të cilët së bashku udhëheqim strukturën më të organizuar rinore politike. Jemi bashkë dhe do mbetemi BASHKË, Shpejt do takohemi për të ju thënë FALEMNDERIT! Partisë i nevojitet reformë e thellë dhe ata reformatorë jeni vetëm ju.

Mijëra herë faleminderit i juaji Dr. Donjet Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borana Korça nuk e kishte menduar se puna si stjuardesë…