Ministria e Arsimit bën thirrje që të respektohen masat anti-Covid në shkolla

23 shkurt 2021 | 11:56

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) u ka bërë thirrje të gjithë akterëve të përfshirë në sistemin arsimor që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër pandemisë Covid-19, në mënyrë që mësimi të vazhdojë të zhvillohet sipas skenarit A, pra me prezencë në shkollë.

Mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe menaxhmenti i shkollave duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm në respektimin e distancës, higjienës dhe bartjes së maskës.

Po ashtu, MASh-i kërkon nga studentët, mësimdhënësit, menaxhmentet e universiteteve dhe fakulteteve, si dhe kolegjeve për respektimin strikt të masave parandaluese ndaj pandemisë.

MASh-i, po ashtu, kërkon nga institucionet e arsimit në të gjitha nivelet që të ndërmarrin masa parandaluese dhe mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe MSh-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Facebook”  ka bllokuar përdoruesit australianë të përdorin burimet e lajmeve…