Cuculi: Drita do të tregojë forcën ndaj Prishtinës

23 shkurt 2021 | 11:57

Derbi i radhës në elitën e futbollit të Kosovës zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” ku Prishtina e pret skuadrën e Dritës.

Mbrojtësi i Ardian Cuculit ka thënë se kampionët do ta tregojnë forcën e tyre ndaj kryeqytetasve.

“Brenda një periudhe kohe shumë të shkurtër kemi luajtur kundër Prishtinës dy ndeshje dhe tashmë ndeshjen e tretë në mesjavë. Gjithsesi, kjo përballje do të jetë e ndryshme nga ndeshjet e tjera sepse është në kampionat dhe do të duhet që pas një dështimi të vogël në shtëpi ta tregojmë forcën tonë të kampionit në ndeshjen me Prishtinën. Do të duhet të ringritemi dha ringritja do të bëhet ndaj ekipit më të fortë”, ka thënë Cuculi në emisionin ‘Kampionët’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) u ka bërë thirrje…