Rrahja e djalit të Rashiqit, reagon kryeministri në detyrë

23 shkurt 2021 | 12:00

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi dje rreth 30 persona e kanë sulmuar fizikisht djalin e politikanit serb, Nenad Rashiq.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme.

Postimi i plotë i tij:

Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme. Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e…