AUVK-i ka ndarë 700 mijë euro për trajtimin e qenve endacak

23 shkurt 2021 | 12:04

Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ( AUVK) ka thënë se në vitin 2018 kanë marrë buxhet nga Qeveria e Kosovës për trajtim emergjent të 14 mijë qenve endacak.

Megjithatë, Thaçi ka theksuar se trajtimi i 5 mijë qenve endacak ka vazhduar edhe në vitin 2020.

Më tutje, ai ka bërë me dije se AUVK-i ka ndarë 700 mijë euro për projektin sa i përket trajtimit të qenve endacak, projekti që vazhdon deri në muajin maj.

“Si agjenci kemi ndarë 700 mijë euro buxhet nga projektet tjera vetëm e vetëm që projekti të vazhdojë sepse është problematikë që kërkon trajtim për një periudhë afatgjate që ajo të japë efektin e duhur. Nëse ka ndërprerje atëherë prapë do fillojë shtimi i qenve endacak sepse qëllim bazë i projektit është pengimi i shtimit të qenve endacak”, ka thënë ai për “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
39-vjeçarja vazhdon të realizojë fotosesione për koleksionin e ri të…