Daçiqi: Ajo çfarë po flet Osmani është ‘marrëzi’

23 shkurt 2021 | 12:15

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se deklarata e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani “se të lobojë për anulimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Uashingtonit”  është “marrëzi dhe marramendje”.

“Presidenti i ShBA, Joseph Biden, ishte aq i shqetësuar saqë ai thjesht nuk dinte se çfarë do të bënte”, ka deklaruar me ironi Daçiqi për “TV Happy”.

Ai ka theksuar se asnjë person i arsyeshëm nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonte këtë.

Daçiqi ka ritheksuar se sekretari i ri i Shtetit, Anthony Blinken, ishte në administratën amerikane në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Brukselit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid do të përballet sonte (e martë) me Chelsean…