Burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin ‘Monstra’

23 shkurt 2021 | 12:19

Gjykata Penale në Maqedoninë e Veriut ka dhënë vendimin për rastin “Monstra”, ku Alil Demiri, Afrim Ismailoviç, Agim Ismailoviç janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Haki Aziri është dënuar me 9 vjet burgim, Fejzi Aziri me 15 vjet burgim, ndërsa Sami Luta është liruar nga aktakuzat.

Pas vendimit të Gjykatës Penale, përfaqësuesja e prokurorisë, Fatime Fetai ka kërkuar paraburgim për katër të dënuarit.

Rasti “Monstra” ka të bëj me  vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, i cili ka ndodhur në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit ishin dënuar me burgim të përjetshëm e disa me dënim maksimal.

Rasti “Monstra” është kthyer në rigjykim në fund të vitit 2017 ndërsa i ka paraprirë afera e përgjimeve në vitin 2015 nga ish lideri i atëhershëm i opozitës maqedonase, Zoran Zaev i cili kishte deklaruar se ka dëshmi se të akuzuarit për këtë rast mund të jenë të pafajshëm.

Por, tani Zaevi ka deklaruar se asnjëherë nuk ka thënë se persona të tjerë e kanë kryer aktin, apo se këta janë të pafajshëm dhe se për këtë rast fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë, raporton “Alsat-M”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se…