Tofiloski përforcon Trepçën ‘89

23 shkurt 2021 | 22:39

KF Trepça ’89 njofton se Darko Tofiloski është bashkuar me skuadrën e tyre.

Portieri Maqedonas Darko Tofiloski është zyrtarisht futbollist i KF Trepçës’89, shkruan lajmi.net.

“Tofiloski ka pasur një karrierë mjaftë të pasur ku ka luajtur në Superligën e Maqedonisë së Veriut, ligën e parë të Zvicrës, Superligën e Sllovakisë ku ka luajtur me disa ekipe të ndryshme, Superligën e Armenisë dhe së fundi ishte pjesë e FC Dritës”, thuhet në njoftim e klubit.

Ndeshja e ardhshme e Minatorëve do të jetë ndaj Llapit nesër me fillim nga ora 13:00, ndërsa Tolifoski mund të debutojë ndaj Prishtinës më 27 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, Arben Vitia, në zgjedhjet…