Mosrespektimi i ligjit për pandeminë, 525 gjoba brenda 24 orëve

24 shkurt 2021 | 08:58

Qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në vazhdimësi janë duke marrë gjoba nga Policia e Kosovës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 525 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka shënuar rritje të infeksioneve ditore me koronavirus për…