Zidane ka dy fjalë për ndeshjen kundër Atalantës

24 shkurt 2021 | 12:46

Zinedine Zidane ka thënë se Real Madridi ka shumë lojtarë të lënduar dhe kjo do të vërehet në ndeshjen që zhvillohet sonte kundër Atalantës.

Trajneri francez e ka lavdëruar klubin italian dhe trajnerin Gasperini, por ka thënë se Reali është i gatshëm të fitojë ndeshjen.

“Kemi shumë të dëmtuar, kam disa futbollistë ndaj dhe e di se kush do të luajë. Na pret një ndeshje e vështirë në Champions, duhet të bëjmë një ndeshje të bukur. Atalanta po bën një punë të mirë prej kohësh. Gasperini më kujtohet që kur stërviste te Juventusi te të rinjtë. Ka bërë gjëra të bukura dhe nuk më surprizojnë rezultatet. Edhe atëherë bënte një punë shumë të mirë te bardhezinjtë. Ne luajmë gjithmonë për të fituar dhe për të marrë maksimumin. Janë dy ndeshje, por rëndësi ka qe të japim maksimumin. Ata kanë futbollistë shumë të mirë në fazën e avancuar, janë një ekip i bukur”, ka deklaruar Zidane.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë do të merr pjesë…