Pjesa e parë, rezultatet e tri ndeshjeve të Superligës

24 shkurt 2021 | 13:50

Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina është duke fituar në derbin ndaj Dritës me rezultat 1-0. Në minutën e 18-të, Leotrim Bekteshi ka realizuar pas një asistimi të Krasniqit. Në minutat në vazhdim Namani dhe Ajzeraj lëshuan raste të mira për të barazuar rezultatin, derisa Prishtina e pati edhe një rast të mirë shënimi, por të cilin nuk e konkretizoi në gol, Alban Shillova.

Ndërsa në ndeshjen tjetër Treepça’89-Llapi, është shënuar një gol në fund të pjesës së parë. Shënues për vendasit ishte Mohamed Darwish.

Në ndeshjen tjetër të javës së 21-të, Gjilan-Ballkani nuk ka pasur gola të shënuara në pjesën e parë.

SUPERLIGA – Java 21

Gjilani – Ballkani      0-0
Trepça ’89 – Llapi     1-0
Prishtina – Drita        1-0

Të enjten takohen:
13:00 Feronikeli – Drenica
13:00 Besa – Arbëria

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elon Musk është njeriu më i pasur i globit sot,…