![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/mustafa-4.jpg)
Mustafa: Deri në fund të javës e caktojmë datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së
24 shkurt 2021
| 13:54
Kryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë me dije se deri në fund të kësaj jave do të caktohet data për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së, nga ku do të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.
“Deri në fund të javës do të caktohet data e mbajtjes së Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së”, ka thënë Mustafa për “Express”.
I pyetur rreth kandidaturës së Anton Qunit dhe emrave të tjerë të përfolur për pozitën e të parit të LDK-së, Mustafa ka thënë procesi është i hapur për pretendentët dhe propozimet që mund të bëhen në Kuvendin zgjedhor të LDK-së.
“Procesi është i hapur për pretendentët dhe për propozime në Kuvend”, ka thënë Mustafa.