Lumezi deklarohet pas aksionit të policisë: 12 të arrestuar, u sekuestruan para, vetura dhe telefona

24 shkurt 2021 | 14:03

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konference të jashtëzakonshme për medie ka dhënë detaje për aksionin e sotëm të policisë, ku janë arrestuar disa zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Ai ka thënë se aksioni në fjalë ka rezultuar me arrestimin e 12 personave, nga të cilët 10 janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë që kanë ndikuar në forma të ndryshme.

Lumezi ka bërë me dije se është konfiskuar një shumë e madhe parash, kompjuterë, telefona, vetura,etj.

Më tutje, ai ka thënë se të njëjtit dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të detyrës zyrtare, etj.

“Nga muaji janar ka filluar grumbullimi i informacioneve dhe mbledhja e provave që kanë rezultuar se duhet të zbatohen masat e fshehta dhe ato të vëzhgimit. Kemi ardhur në përfundim që të bastisen disa lokale ku mund të gjenden para të përfituara kundërligjshëm… Kemi bërë bastisjen e lokaleve, ku gjatë bastisjes kemi sekuestruar një shumë të madhe të të hollave, vetura, lapo-top, kompjuterë, telefona, etj., që do të shërbejnë për procedurat e ardhshme”, ka thënë Lumezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka nisur një aksion…