Shërohen 319 persona nga Covidi në 24 orët e fundit

24 shkurt 2021 | 15:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 319 persona të cilët kanë qenë të infektuar me Covid-19.

“Numri total i rasteve pozitive është 67 469 raste nga 294 985 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 582 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58 919 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 968”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…