Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 7-vjeçaren

26 shkurt 2021 | 13:11

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Peshkopi, ku ka humbur jetën një shtatëvjeçare.

Sipas policisë, vajza e mitur ka vdekur në vend të ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit me iniciale E.Sh. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E prodhuar nga brendi me traditë shekullore në industrinë e…