![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2017/12/shqiperi-1.jpg)
Shqipëri-Greqi, marrëveshje për varrezat
21 dhjetor 2017
| 11:27
Ka përfunduar në Athinë takimi i komisioneve dypalëshe për varrezat e të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore.
Burime për “Top Channel” kanë thënë se bisedimet janë zhvilluar në një klimë tepër pozitive.
Mësohet se palët kanë rënë dakord për rikonfigurimin e varrezave në Bularat dhe Këlcyrë. Ceremonitë do të zhvillohen në 28 tetor me protokoll shtetëror.