Haradinaj: 23 vjet më parë nisi kapitulli i ri i luftës për çlirim
28 shkurt 2021
| 13:20
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Likoshanit dhe Qirezit, ku pas kësaj beteje forcat serbe pas humbjeve nga radhët e tyre kishin masakruar disa banorë të këtyre fshatrave.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se nga Likoshani dhe Qirezi ka nisur kapitulli i ri për çlirimin e Kosovës.
“Njëzetetre vite më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve. Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.