Arsenali përmbysi Leicesterin

28 shkurt 2021 | 15:02

Arsenali rikthehet në rrugën e fitoreve në Premier Ligë. “Topçinjtë” triumfuan 3-1 me përmbysje kundër Leicesterit. “Dhelprat” kaluan në avantazh që në minutën e 7-të me talentin Tielemans që dhuron spektakël me një aksion spektakolar dhe më pas e dërgon topin në kuadrat.

Arsenali reagon në minutën e 39-të, duke barazuar me një goditje me kokë të David Luiz. Skuadra londineze nuk ndalen me kaq, pasi në shtesën e pjesës së parë fitoi një penallti që do të kthehej në gola nga francezi Lacazette.

Në fillimin e pjesës së dytë pas një aksioni të gjatë, Willian shërben një asisto për Nicolas Pepe, i cili e ka shumë të thjeshtë për ta shtyrë “sferën” në rrjetë. Kjo është fitorja e 11-të sezonale për Arsenalin, që ka po kaq humbje dhe zë vendin e 9-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa shtete gjermane bën thirrje të dielën që dozat e…