Zëdhënësi i KQZ-së: Në orën 18:00 fillon numërimi i votave me kusht

28 shkurt 2021 | 15:25

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije për “Epokën e re” se sot në orën 18:00 do të nis procesi i numërimit të votave me kusht.

Po ashtu, Elezi ka bërë me dije se sot do të nis edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta.

“Ju njoftoj se sot (e diele, 28 shkurt, ora 18:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) fillon procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, ka deklaruar Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndahet nga jeta Xhemajlie Demaçi, bashkëshortja e Simbolit të rezistencës…