Lekaj: Artin do ta kujtojmë gjithnjë si artist me virtyte

24 prill 2018 | 20:07

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar pas vdekjes së aktorit, Art Kurti.

Lekaj ka thënë se Arti ishte gazmor përmes roleve, por edhe në jetën e përditshme.

“Lajmi se, nga sot nuk do të jetë më në mesin tonë aktori, miku ynë, Art Kurti, na ka tronditur pamatshëm. Arti ishte gazmor jo vetëm përmes roleve të tij në skenë përballë publikut, por edhe në jetën e përditshme. Ne, Artin do ta kujojmë gjithnjë si artist, e mbi të gjitha si një përson që miqësinë e afërsinë me njerëzit që e rrethonin e kishte virtyt. Familjes së Artit, kolegëve e të gjithë atyre që e njohën, ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar Lekaj në profilin e vet në “Facebook”.

Art Kurti u gjet i vdekur sot në mëngjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë…