Bashkëshortja e Nasim Haradinajt diagnositifikohet me kancer

08 mars 2021 | 12:38

Gjejlone Haradinaj, bashkëshortja e Nasim Haradinaj, është diagnostifikuar me kancer të gjirit.

Në një rrëfim për Gazetën Express, Haradinaj tregon se sëmundjen po e trajton në klinikat e Suedisë, përderisa hedh kritika në adresë të mjekes kosovare, që sipas saj nuk arriti t’ia zbulonte sëmundjen me kohë.

Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, për 8 Mars, Gjejlone Haradinaj, tregon një përvojë të hidhur të saj dhe vështirësitë që po has në betejën me kancerin.

Ajo akuzon mjeken A.Gj (emër i njohur për redaksinë), që sipas saj i tha se është mirë dhe nuk ka ndonjë sëmundje për t’u shqetësuar. Por pasi bëri kontroll mjekësore në Suedi mësoi se ka kancer të gjirit.

“Në shtator të vitit të kaluar e kam vërejt se e kam një gjëndër në gjirin e djathtë, shkruam në Onkologji për të bërë mamografi dhe ultrazë, te (Dr.A). Ajo më tha se është cistë, ma mori një lëng nga gjiri gjëja për analizë. E dërguam në laborator, ajo ma dha një numër të telefonit, unë nga stresi mendoja se është numri i saj. Të nesërmen mora përgjigjen nga laboratori se nuk kam asgjë. Rezultatet i dërgova në atë numër të telefonit që ma dha doktoresha. Kur me thirrën nga ai laboratori një njeri i nervozuar pse se kam dergu analizën te ai. S’la gjë pa fol keq për shqiptarët…. U shkova s’dita çka t’i them , unë isha në stres, ai mendonte që i ka humbur 35 euro”, ka treguar Haradinaj.

Gjejlone Haradinaj thotë se u gëzua që në Kosovë rezultoi se nuk ka kancer, mirëpo kur shkoi për kontroll mjekësore në Suedi e kuptoi se në gjirin e saj ka kancer agresiv.

“Pastaj ma dha numrin e (Dr.A), ja dërgova analizën dhe mu përgjigj që çdo gjë është mirë. Vetëm se duhet të shkojë në kontroll pas tre muajsh. Unë u qetësova, u gëzova, planifikova t’i vizitojë fëmijët në dhjetor dhe të bëjë kontrollën në Suedi. Në janar të këtij viti, pas të gjitha kontrolleve, me shumë kujdes së mjekëve suedezë më del se kam pasur kancer shumë agresiv, 5 centimetra që përhapet shumë shpejtë…Për hir të mosdijes dhe kujdesit të mjekes A, më kanë kaluar metastazat e kancerit në gjëndrat e nënsqetullave. Tre muaj për një sëmundje sikur kjo janë shumë, i kam takuar edhe dy gra që ju ka thënë të njëjtën gjë”, u shpreh ajo tutje.

“Si nuk e di mjekja sesa me rëndësi është zbulimi sa më i hershëm i kancerit, si nuk bashkëndjen me pacientin? Sa të pakujdesshëm dhe panjerëzorë janë shumica e mjekëve në Kosov”, vazhdon Haradinaj.

Pasi gruaja e Haradinajt hedhi akuza të rënda në drejtim të A.Gj.

Gazeta Express ka kontaktuar me mjeken në fjalë, e cila fillimisht tha se nuk po i kujtohet rasti, më pas thotë se të njejtës i janë kryer ekzaminimet mjekësore.

“Jo s’po më kujtohet rasti, po tani po e di….Ajo ka bë edhe mamografi edhe ultrazë, është e pamundshme…Çka ka bë tash ajo, e ju çka jeni?”, tha mjekja për Gazetën Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare, Eni Koçi, prej disa vitesh po shijon një…