Në orën 16:00 nis rinumërimi i votave të AAK-së me postë dhe me kusht

08 mars 2021 | 14:48

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë me dije se apeli i paraqitur nga Florentina Gjergjaj, kandidate për deputete e AAK, është pranuar dhe është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që të rinumëron fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket kandidateve nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot një mbledhje në lidhje me vendimet e PZAP-it ku është theksuar se secili vendim i këtij paneli do të zbatohet nga ana e KQZ-së.

Gjatë mbledhjes është thënë se sot (e hënë) në ora 16:00 në Qendrën për Numërim dhe Rezultate do të nis rinumërimi i fletëvotimeve në fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kalidou Koulibaly do të largohet nga Napoli në fund të…