Bekim Jashari uron nënat dhe motrat shqiptare

08 mars 2021 | 14:59

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar nënat dhe motrat shqiptare me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

“8 marsi, dita e gruas, simbolizon përpjekjet e palodhura të grave për të pasur një pozitë më të avancuar në shoqëri. Kjo datë historikisht shënon punën që kanë bërë gratë për t’u bërë  pjesë e vendimmarrjes, duke u ballafaquar në anën tjetër me trysninë që i’u është bërë nga vetë shoqëria patriarkale”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Jasharit:

Urime dita e gruas të gjitha nënave e motrave shqiptare!

8 marsi, dita e gruas, simbolizon përpjekjet e palodhura të grave për të pasur një pozitë më të avancuar në shoqëri. Kjo datë historikisht shënon punën që kanë bërë gratë për t’u bërë  pjesë e vendimmarrjes, duke u ballafaquar në anën tjetër me trysninë që i’u është bërë nga vetë shoqëria patriarkale.

Edhe pse duke qenë pjesë e një shoqërie që nuk i kanë respektuar sa duhet të drejtat e grave shqiptare, gratë përsëri ja kanë dalë të mposhtin çdo paradigmë të krijuar nga vetë shoqëria.

Kur përmendim kontributin e grave në shoqëri nuk mundemi kurrsesi të mos përmendim e nderojmë nënën Terezë, humanisten me zemër të madhe për të cilën flet e gjithë bota, nënën Zahide të Adem e Hamëz Jasharit bashkë me gratë tjera e vajzat e familjes sime që qëndruan afër e ndihmuan burrat deri në rënie, nënën Aze Brahimaj e nënën Rukë të Shkëlzen e Luan Haradinajt, të cilat rriten trima e trimëresha që nuk kursyen as jetën për atdhe, heroinat Shotë Galicën, Xhevë Lladrovcin, Salë Jasharin, nënën Ferdonije Qerkezi, heroinën time Besartën, Saranda Bogujevcin të cilat mbijetuan falë zotit dhe shumë e shumë nëna e motra shqiptare që luftuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës dhe kështu dëshmuan se dallimet gjinore në shoqëri nuk duhet ekzistuar.

Në këtë ditë feste, kurajo për Vasfije Krasniqin dhe gratë e dhunuara  nga ushtria mizore serbe.

Sot kemi kampionen botërore në xhudo, xhudisten Majlinda Kelmendi, këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa, artisten Arbnora Fejza Idrizi, regjisoren Blerta Basholli si dhe shumë e shumë gra të tjera që me punën e tyre ngritën flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Jam i vetëdijshëm që si pasojë e mentalitetit patriarkal gratë nuk e kanë pasur vendin e merituar në shoqëri, ato shpesh janë privuar nga të drejtat themelore si shkollimi, e drejta e pronësisë, trashëgimisë, punës, pjesëmarrjes në jetën politike e shoqërore, por falë angazhimit të palodhshëm të grave dhe të institucioneve sot kemi arritur që të shënojmë hapa pozitiv në arritjen e barazisë gjinore në shtetin tonë.

Sot në Komunën që unë udhëheq, gratë janë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes institucionale, pjesë e udhëheqjes së drejtorive përkatëse.

Sot po ashtu kemi gra në pozita udhëheqëse në Komunë, institucione shkollore dhe të tjera vendimmarrëse në nivelin lokal.

Si komunë gjatë qeverisjes sime kemi rritur dhe do të rrisim në vazhdimësi përkrahjen për gratë e margjinalizuara, gratë që kërkojnë përkrahje nga komuna, gratë që ballafaqohen me dhunë dhe probleme tjera në familje etj, përmes granteve e trajnimeve të ndryshme.

Pjesëmarrja e grave në të gjitha sferat është jetike, andaj përkrahja ime si kryetar komunë, nuk do të mungoj asnjëherë. Bashkë me ju në vazhdimësi do të bëjmë përpjekje dhe punë që gratë të avancohen dhe të jenë në pozitën e duhur në shoqërinë tonë.

Urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, përveç urimit…