![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/04/CA8DE9F1-9B92-4542-BF21-D076844787B0.jpeg)
Australia nderon ushtarët e rënë në detyra shtetërore e kombëtare
Sabri Kiçmari i cili është ambasador i Kosovës në Australi në rrjetin social “Facebook” ka shprehur dashurinë dhe simpatinë që ka për shtetin e Australisë, i cili nderon ushtarët e vet të vrarë në detyra shtetërore e kombëtare.
Postimi i plotë i Kiçmarit:
Australinë e kam lakmi për respektin dhe nderimin e lartë që shpreh për ushtarët e saj të rënë në detyrë shtetërore dhe kombëtare, në luftëra dhe misione paqëruajtëse.
Sot ishte një ditë e tilë – Dita Anzac. Ishin mbledhur mijëra njerëz në Kanbera pranë Memorialit Australian të Luftës në një ceremoni shtetërore impozante, me parakalim veteranësh dhe invalidësh të luftës.
Një traditë e tillë është ruajtur prej 103 vitesh dhe edhe pas kaq kohësh ngjall emocion te qytetarët australianë përmes thirrjes së përbashkët “Lest we forget!”