Asgjësohen 5 000 kg produkte ushqimore dhe 150 kg duhan në Gjakovë

10 mars 2021 | 13:16

Drejtoria për Punë Inspektuese në Komunën Gjakovës ka asgjësuar 5000 kilogramë produkte ushqimore dhe 150 kilogramë duhan që nuk ishin të sigurta për konsum.

E gjithë kjo ka ardhur pas një bashkëpunimi mes inspektorëve me policinë e Gjakovës.

Drejtori për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se si drejtori nuk do të ndalen sa i përket inspektimeve, sepse synim kanë mbrojtjen e konsumatorit.

“Inspektorët në kuadër të Drejtorisë për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës gjatë ditëve të fundit kanë bërë një punë intensive, e cila ka rezultuar me asgjësimin e 150 kilogramëve të duhanit, që paraprakisht ishin sekuestruar nga ana e inspektorëve, pas një bashkëpunimi me policinë e Gjakovës. Gjithashtu inspektorët e Tregut, Sanitar dhe Veterinarisë kanë asgjësuar rreth 5000 kilogramë të produkteve të llojit ushqimor, që nuk ishin të sigurta për konsum. Po ashtu, inspektorët kanë bërë edhe sekuestrimin e 474 litrave që përmbanin produkte ushqimore, të cilat ishin në treg për shitje pa i plotësuar kushtet e përcaktuara ligjore. Nuk do të ndalemi sa i përket inspektimeve, sepse synim kemi mbrojtjen e konsumatorit”, ka shkruar Hoxha.

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

May be an image of 1 person

No photo description available.

May be an image of food and indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është e vendosur që…