![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/prishtine-1.jpg)
Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë
10 mars 2021
| 13:25
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se janë duke vazhduar punimet sipas planit dinamik për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë, e para e këtij lloji në Kosovë.
Ai ka theksuar se ndërtimi i kësaj Qendre po mundësohet me bashkëfinancim nga Komuna e Prishtinës, Agjencion TIKA dhe shoqatat “Autizmi” dhe “Down Syndrome Kosova”.
“Qendra do të ofrojë infrastrukturën dhe shërbimet për fëmijët dhe individët me sindromën Down e Autizëm, e që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim të specializuar, për të zhvilluar potencialin e tyre maksimal drejt një jetë të shëndetshme, pavarur dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë Ahmeti.