Istogu fiton turneun ndërkombëtar në Gjakovë

10 mars 2021 | 13:40

KHF Istogu ka fituar turneun ndërkombëtar për hendbolliste që të hënën e të martën u mbajt në Gjakovë. Turneun tradicional për festat e marsit e organizoi KHF Shqiponja.

Pos Shqiponjës e Istogut morën pjesë Çairi i Shkupit dhe Nikshiqi i Malit të Zi.

Në gjysmëfinale, Istogu fitoi ndaj Çairit, kurse Nikshiqi e mposhti skuadrën nikoqire, Shqiponjën.

Në finale, Istogu fitoi ndaj Nikshiqit me rezultatin 28:17. Esma Muratoviq është shpallur hendbollistja më e mirë e turneut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës (MI), njofton qytetarët e Republikës së Kosovës,…