‘Maracana’ do ta marrë emrin e legjendës Pele

10 mars 2021 | 14:02

Deputetët e Asamblesë Legjislative të shtetit të Rio de Janeiro miratuan në emergjencë, projektligjin për ndryshimin e emrit zyrtar të stadiumit “Maracana” nga “Mario Filho” në “Edson Arantes do Nascimento – Rei Pele”.

Projektligji ka nevojë të marrë miratimin e guvernatorit në detyrë, Claudio Castro, për t’u bërë ligj.

Andre Ceciliano, një anëtar i asamblesë legjislative të Rios, deklaroi: “Mario Filho ishte një gazetar jashtëzakonisht aktiv në sektorin e sporteve. Pele ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në planet. Ai ka përfaqësuar Brazilin. Nuk kam dyshim se “Maracana” do të vazhdojë të quhet njësoj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i Partisë Socialiste (PS), Edi…