Gjashtë gola në ndeshjen Llapi-Drenica, Trepça ’89 ndan pikët me Feronikelin

10 mars 2021 | 14:56

Gjashtë gola janë shënuar në ndeshjen Llapi-Drenica, e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe përfundoi me rezultat 3-3.

Drenica e ka lëshuar fitoren nga duart në ndeshjen ndaj Llapit, pasi kishte dy gola avantazh. Mirëpo kuqezinjtë nuk u treguan aq të vëmendshëm dhe në fund është dashur të kënaqen me një pikë. Llapi kaloi e para në epërsi me eurogolin e Ramadanit në minutën e 24-të, kurse Drenica shënoi dy gola të shpejt për të përmbyllur pjesën e parë me rezultat 1-2, autor ishin Gjoni dhe Uka (1-2).

Në minutën e 75-të, Cikani realizoi golin e tretë për mysafirët. Vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë rezultatin 3-3, kurse golat i shënuan Hoti dhe Januzi.

Ndeshja tjetër mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit përfundoi 0-0. Ndërsa rezultati i ndeshjes mes Prishtinës dhe Besës është 3-1.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 31 Mars deri më 3 Prill duke luajtur…