Rastet e reja të infektimit me Covid-19 janë nga këto komuna

10 mars 2021 | 15:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 6 raste të vdekjes nga koronavirusi, 529 raste të reja të infektimi dhe 333 pacientë janë shëruar.

Sipas IKShPK-së, numri më i madh i rasteve të reja të infektimin është nga Prishtina.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 191 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 33 raste, Gjakovë 32 raste, Gjilan 26 raste, Lipjan 21 raste, Obiliq 21 raste, Kamenicë 18 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Rahovec 13 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Prizren 7 raste, Viti 7 raste, Deçan 6 raste, Junik 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Kllokot, Malishevë dhe Podujevë”, ka njoftuar instituti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se brenda…